Liverpooli ka mbetur pa mesfushorin Emre Can
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka marrë një lajm të keq para ndeshjes kundër kampionëve të Anglisë, Leicester City.
Ai në këtë ndeshje do të jetë pa mesfushorin gjerman, Emre Can, i cili për shkak të një lëndimi do të mungojë në këtë ndeshje.
Can ka probleme me këmbën e majtë, pasi kishte pësuar një lëndim dy javë më parë në ndeshjen e kupës kundër Burtonit.