Përbërësit:
250 gr biskota të bluara
40 gr margarinë
100 ml leng pjeshke
30 gr çokollatë pluhur
KREMI:
250 gr krem djathi
50 gr sheqer
150 gr nutella
500 ml ajkë e ëmbël(hopla)
GLAZURA:
150 gr çokollatë për zierje
150 ml ajkë e ëmbël(hopla)
Hapat
1
|
Perziejme biskotat e bluara,cokollaten pluhur,margarine e shkrire,dhe duke perzier shtojme dhe lengun e pjeshkes gradualisht qe mos te teprojme me lengun dhe masa te mos behet shume e qullet. |
2
|
Masen e rrafshojme mire ne kale me madhesi 26 cm dhe leme te ftohet ne frigorifer. |
3
|
Me pas perziejme ajken e embel derisa te behet shkume e trashe. |
4
|
Perzijem dhe krem djathin me sheqerin mire. |
5
|
Masen me krem djathin e perzier me sheqerin e ndajme ne dy ene barabarte. |
6
|
Nutellen e shkrijme mbi avull. |
7
|
Ne njeren mase me krem djathin e qesim gjysmen e ajkes se embel te tundur ne shkume,kurse pjesen tjeter te ajkes se embel e qesim tek nutella e shkrire,dhe me pas se bashku me nutellen e bashkojme me krem djathin ne enen tjeter te mbetur. |
8
|
Mbi shtresen me biskota qesim nje shtrese me krem dajthin dhe ajken,pra shtresen e bardhe,kurse pastaj qesim shtresen me krem djathin ajken dhe nutellen te perziera se bashku. |
9
|
Krejt kjo lihet te ftohet mire,pastaj qesim glazuren me cokollaten e shkrire me ajken e embel. |
10
|
(Ajken e ngrohim derisa te MOS vloje,shtojme cokollaten e coptuar dhe perziejme derisa te shkrieht cokollata). |