back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeQKUK edhe 4 milionë euro “Lagunës”

QKUK edhe 4 milionë euro “Lagunës”

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Shtaricë të Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa çasteve në...

Protestat në Serbi, Vuçiq: Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën...

Milan percjellin sulmuesin e Monacos, Embolo, si alternativë për Hojlund

Milan po monitorojnë sulmuesin e Monacos, Breel Embolo, pasi...

William dhe Kate zhvendosen në shtëpinë e re luksoze në këtë vend

Princi William dhe Princesha Kate do të zhvendosen në...

Arrestohet një person në Zubin Potok, dyshohet për vjedhje të rëndë

Një person është arrestuar sot në Zubin Potok. I njëjti...

Qendra Klinike Universitare e Kosovës edhe një herë i ka besuar tenderin për pastrimin e hapësirave të brendshme kompanisë “LAGUNA”.

Afro 4 milionë euro ka marrë kjo kompani për tenderin “Pastrimi i hapësirave te brendshme te QKUK-së”, të shpallur dje në KRPPm shkruan Gazeta Fjala.

E njëjta kompani ka qenë fituese e po të njëjtit tender edhe 3 vite më parë, vlera e të cilit ishte hiq më pak se 3 milionë euro.

E për punën e këtij operatori ka pasur reagime nga edhe nga operatorët e tjerë ekonomik që kanë konkuruar në tender.

Ndërkohë që mediat kohë më parë kanë raportuar se kompania ‘Laguna’, në kohën kur pati marrë tenderin e parë për pastrimin e hapësirave të QKUK’së nuk kishte as edhe një ditë përvojë pune në fushën e pastrimit.

Madje në kohën kur për herë të parë kishte fituar tenderin ‘LAGUNA’, për punën që thirrej të bënte nuk kishte as fshesa e as kaci. “Ne e kemi marrë tenderin për pastrim por jemi në konzorcium më “Toi For”.Nuk jemi marrë me pastrim, të tregova unë qe sa jemi themeluar. Ne jemi në konzorcium dhe me kompaninë që ne jemi në konzorcium, ajo kompani sigurisht që ka pas tenderë”, thotë ai duke e konfirmuar se nuk janë marrë më herët me pastrim. “Diçka inekzistente nuk mundet mu marrë me pastrim dhe derisa ne nuk kemi ekzistuar nuk kemi pas qysh mu marrë me pastrim”, kishte thënë para tre viteve menagjieri i kësaj kompanie.

Ndërkohë që në njoftimin për tender të datës 31 gusht të vitit 2016, në garë kanë qenë dy kompani. Kontrata është dhënë me 29 gusht, ndërsa e njëjta pritet të nënshkruhet me 8 shtator të vitit 2016.

Në ueb faqen zyrtare të Agjencisë së regjistrimit të bizneseve shihet se kompania “Laguna” me pronar Lorik Azemin gjithsej kapital ka 2 mijë e 500 euro edhe pse kriter për ta fituar tenderin ka qenë qarkullimi prej dy milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz