BallinaLajmeVideo e re e vetëvrasjes së 23-vjecarit në aeroportin e Rinasit. A...

Video e re e vetëvrasjes së 23-vjecarit në aeroportin e Rinasit. A mund të ishte shmangur tragjedia?!

Të ngjajshme

Bianca Censori tërheq vëmendjen me paraqitjen provokuese pranë Kanye West

Bianca Censori vazhdon të jetë një nga figurat më...

E riktheu Unitedin në Champions, Carrickut i ofrohet vazhdimi i kontratës

Michael Carrick është heroi i Manchester Unitedit. Anglezi, i cili...

Gjykata Supreme shfuqizon nenin për emërimet në personelin arsimor

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës, në çështjen juridike...

Digjen mbeturinat në Emshir, rrezikohen objektet

Zjarri ka përfshirë mbeturinat në lagjen Emshir të kryeqytetit,...

23-vjecari Juglend Kapllanaj pasditen e sotme i dha fund jetës duke u hedhur nga një lartësi brenda terminalit të aeroportit të Rinasit.

Ai sapo kishte mbërritur me avion nga Gjermania, kur pasi ka thënë vetëm një fjalë tek informacioni: ‘Jam Spiderman’, është ngjitur në lartësi duke kërcënuar të hidhet.

Policia tha zyrtarisht se sapo ka hipur në rreth 8 metra lartësi ai është hedhur menjëherë duke mos pasur komunikim me asnjë person. Por nga një video e publikuar nga Ora News, shihet se i riu qëndron gjatë në lartësi, ndërsa në terminal ndodhet edhe një polic i cili shihet se është duke u marrë me udhëtarët. Ngjarja ndodhi vetëm disa minuta pasi kishte zbritur nga një fluturim i linjës Mynih-Tiranë. Ngjarja u shënua rreth orës 15:30, ndërsa sipas dëshmitarëve Kapllanaj ka ndenjur gjatë mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore.

A mund të ishte shmangur tragjedia? Kjo mbetet të zbulohet nga hetimet që kanë nisur për ngjarjen e rëndë.

Video nuk preferohet të shikohet nën moshën 16 vjecare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz