back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeJa çka humb Kosova nëse demarkacioni kalon në Kuvend (Foto)

Ja çka humb Kosova nëse demarkacioni kalon në Kuvend (Foto)

Të ngjajshme

Aktorja shqiptare kandidon për kryetare te komunës në Shqipëri

Aktorja Delinda Disha ka njoftuar se do të kandidojë...

Ky është rekordi i ri që Harry Kane vendosi me Bayern Munchen

Harry Kane vazhdon të jetë i pandalshëm në këtë...

Ter Stegen largohet nga Barcelona në afatin dimëror

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen është duke...

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bjeshkët që do të mund t’i humb Kosova në rast të votimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, kanë alarmuar që prej kohësh djemtë dhe vajzat e grupit Hiking Njeri Kosova. Arben Islami, me ekipin e tij, që njihen si njerëz që bjeshkët i kanë pasion, deri sot kanë vizituar secilën bjeshkë të vendit.

Fotot e tyre, së fundmi, po qarkullojnë shumë në rrjetet sociale, duke treguar se cilat pjesë i humb Kosova në rast se demarkacioni kalon nesër në Kuvend. “Hiking Njeri është organizatë që merret më së shumti me promovimin e bukurive natyrore të Kosovës. Për neve këto bjeshkë kanë rëndësi jetike. Ne nuk jemi ekspertë të kufijve por sipas shumë informatave që ne marrim nonstop gjithandej bjeshkëve, këto pjesë kanë qenë gjithmonë të Kosovës. Këtë na kanë kumtuar gjithmonë shumica e fshatarëve nga bjeshkët kufitare të Malit të Zi dhe Kosovës”, thuhet në një postim të fundit në faqen ‘Hiking Njeri Kosova’.

Tutje aty shkruan se gjatë gjithë këtyre viteve në ecje, grupet e Hiking kurrë nuk kanë parë ndonjë malazez në ato vise. “Në atë tokë nuk ka asnjë banor të vetëm nga Mali i Zi”, shkruajnë ata.

“Gjithashtu, me demarkacion një pjesë e vogël e kufirit te Kosovës (në krahasim çka humbim) hyn thellë në Mal të Zi në regjionin e Rozhajës, pjesë që nuk ka qenë e Kosovës në 100 vitet e fundit. Kjo u shkakton telashe edhe banorëve të Rozhajës që tashmë nuk do të kenë qasje në bjeshkën e Hajlës. Shumë bjeshkatarë nga Mali i Zi direkt na kanë lutë që këtë çështje ta bëjmë të madhe në mënyrë që kufiri të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, shkruajnë Hiking Njeri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz