BallinaSportGjithçka gati për përballjen me Slloveninë

Gjithçka gati për përballjen me Slloveninë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Vetëm edhe një ditë na ndanë nga debutimi historik i Kombëtares A të Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017, ndërsa Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) i ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që prezantimi i parë të jetë në nivelin e kërkuar.

Kosova ndeshjen e parë do ta luaj si mysafire në Ljublanë kundër Sllovenisë të mërkurën me fillim nga ora 20:00 në kuadër të Grupit E të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Në këtë grup bëjnë gara edhe Ukraina dhe Bullgaria.

Përgatitjet për kualifikime Kombëtarja i ka filluar më 7 korrik nën udhëheqjen e përzgjedhësit Arben Krasniqi, i cili së pari ka startuar me grumbullimin e basketbollistëve vendorë, për tu bashkangjitur më pas edhe ylli i Barcelonës, Justin Doellman.

Krahas grumbullimit në Prishtinë, Kosova i ka zhvilluar edhe 9 ndeshje miqësore, të cilat i kanë shërbyer përzgjedhësit Krasniqi për të testuar të gjithë lojtarët, por edhe për të komponuar sa më mirë skuadrën.

“Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë çdo gjë në fuqinë e vet për t’u ofruar djelmoshave që po e përfaqësojnë Kosovën në këtë cikël kualifikues kushtet e nevojshme për punë dhe përgatitje të mirëfilltë për këtë paraqitje të parë në gara ndërkombëtare. Gjatë këtyre 54 ditëve çunat tanë kanë zhvilluar mbi pesëdhjetepesë stërvitje, në Prishtinë, Estoni, Itali e Qipro, dhe kanë pasur nëntë ndeshje testuese, në të cilat janë aktivizuar të gjithë dymbëdhjetë lojtarët që do ta përfaqësojnë vendin tonë”, ka thënë drejtori i Kombëtares së Kosovës, Arben Fetahu.

“Jemi me fat që lëndimet dhe telashet e vogla shëndetësore të cilat lojtarët i kanë pasur ndërkohë janë tejkaluar në masë të madhe dhe që ekipi ka ngritje të formës nga dita në ditë. Është inkurajuese për të gjithë ne udhëheqësit e ekipit përfaqësues, por edhe të basketbollit kosovar në përgjithësi, kur shohim kaq shumë sakrificë e mund që çdo ditë po bëhet nga djelmoshat tanë, të cilët stinorin e ri do ta fillojnë pa asnjë ditë pushimi. Sigurisht që do të kishim preferuar që shorti të mos ishte kaq i papërshtatshëm për ne, ngase do ta fillojmë këtë cikël me kundërshtarin më të fortë të grupit dhe një superfuqi të vërtetë basketbollistike – Slloveninë, por ajo që mund të përçoj tek të gjithë lexuesit si mesazh nga Përfaqësuesja jonë është se ne as në Lublanë, ku do të udhëtojmë sot, e në asnjë ndeshje tjetër nuk do të shkojmë me flamur të bardhë”, shtoi Fetahu.

“Ne kemi arritur t’i grumbullojmë basketbollistët më të mirë të vendit që i kemi pasur në dispozicion dhe gjatë këtyre javëve kemi krijuar një atmosferë ekipore për lakmi. Aty edhe qëndron rasti jonë – në lojën ekipore, në luftën për çdo top dhe për shokun e skuadrës, dhe në qasjen e duhur në çdo ndeshje. Ajo që këtij ekipi i nevojitet tani është përkrahja dhe mobilizimi i tifozëve dhe përkrahësve, për të na shërbyer si lojtar i gjashtë në çdo ndeshje”, theksoi mes tjerash drejtori i Kombëtares së Kosovës në Basketboll.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz