BallinaLajmeRusia heq ndalesën për fluturimet e turistëve drejt Turqisë

Rusia heq ndalesën për fluturimet e turistëve drejt Turqisë

Të ngjajshme

Marta Kos të premtën në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Fitore e pavlerë e Real Madridit ndaj Oviedos

Real Madrid ka shënaur fitore ndaj Real Oviedos, në...

Shqipëria kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2026’ në Vjenë

Shqipëria është kualifikuar zyrtarisht në finalen e madhe të...

Kryeministri rus, Dmirtry Medvedev ka nënshkruar një urdhëresë për heqjen e një ndalimi që ishte në fuqi pë nëntë muaj mbi fluturimet çarter për në Turqi.

Kjo urdhëresë është publikuar sot në faqen zyrtare të Qeverisë ruse.

Kompanitë ajrore kanë filluar të dorëzojnë aplikimet tek autoritetet ruse për fluturimet çarter për në Turqi, tha ministri i Transportit, Maksim Sokolov, përmes një deklarate për media.

Ky veprim vjen pasi presidentët e Turqisë dhe Rusisë janë zotuar që të hapin një fazë të re të marrëdhënieve, pasi Vladimir Putin e priti në Shën Petersburg këtë muaj, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, transmeton REL.

Ndalimi i fluturimeve çarter në mes të Rusisë dhe Turqisë, ishte një prej sanksionve të vendosura nga Moska, pas rrëzimit nga autoritetet turke të një avioni ushtarak rusë, në nëntor të vitit 2015.

Si rrjedhojë, numri i turistëve rusë në Turqi ra për 87 për qind në periudhën janar-maj, gjatë këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz