back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePas zënkës me Gruevskin, Martin Protugjer ka ikur në Kroaci?

Pas zënkës me Gruevskin, Martin Protugjer ka ikur në Kroaci?

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Bashkëpunëtori më i afërt i ish kryeministrit Gruevski, Martin Protugjer, sipas informatave të deritanishme të “Centarnews”, ka ikur në Kroaci. Protugjer më tepër se tre muaj gjendet jashtë Maqedonisë së bashku me familjen e tij, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij portali, burime të larta nga OBRM-PDUKM informojnë se ka ndodhur një zënkë e madhe midis Protugjer dhe Gruevski meqë sipas tyre ai e ka informuar se ka planë të ik nga Maqedonia nga frika e burgosjes. Kjo zënkë sa që nuk është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa fjalët e fundit të Protugjer kanë qenë se nuk do të kthehet kurrë më.

Përndryshe Martin Protugjer njihet si njeriu kryesor për propagandë i ish kryeministrit Gruevski, i cili gati se asnjëherë nuk është eksponuar në publik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz