BallinaRegjionaleDrenasEnde nuk dihet se kur do të rifillon punën Ferronikeli

Ende nuk dihet se kur do të rifillon punën Ferronikeli

Të ngjajshme

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar...

Gimbo imiton Brikenën, familjarët reagojnë ashpër në Instagram

Një situatë e re në “BBVA” ka shkaktuar debat...

Federata argjentinase e fajëson UEFA-n për ‘dështimin’ e “Finalissimas”: S’e pranuan “San Siron”

“Finalissima” e vitit 2026 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës është...

Gjiganti metalurgjik Ferronikel në Drenas ende nuk dihet se kur do të mund të rifilloj punën pavarësisht deklaratave që deri para 1 shtatorit, furrat e këtij gjiganti do të ndezën.

Edhe pse, Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka dhënë për shfrytëzim një pronë të ndërmarrjes shoqërore “Miniera dhe industria e magnezit” – MIM Goleshi” për një periudhë deri në 12 muaj, nuk dihet se kur do vazhdoj aktivitetet e mëparshme Ferronikeli.

Pas insistimit të televizionit që dy muaj të marr përgjigje për këtë kërkesë të Ferronikelit, bordi i drejtorëve të kësaj agjencie ka shqyrtuar dhe ka aprovuar kërkesën e Ferronikelit për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e një pjese të ngastrës kadastrale të minierës së Goleshit.

Kjo qiradhënie do të mundësojë vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës.

Mirëpo, eksperti i xehetarisë, Izet Ibrahimi, thotë se Agjencia Kosovare  e Privatizimit nuk ka të drejtë ligjore të jep këtë pronë pasi është aset i një ndërmarrje shoqërore, siç është miniera e magnezitit të Goleshit. /GazetaTribuna/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz