back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeJeta shqiptare e muxhahedinëve

Jeta shqiptare e muxhahedinëve

Të ngjajshme

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

Samsung prezanton Galaxy XR, konkurrenti i Apple Vision Pro me sistemin Android XR

Samsung ka zyrtarizuar Project Moohan me emrin Galaxy XR,...

Bellingham i jep goditjen e madhe Juventusit, shënon nga afërsia

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit...

Të përndjekur nga një regjim gjakatar, siç e cilësojnë ata situatën në Iran, muxhahedinët e mbërritur në Shqipëri shohin një tjetër realitet. Top Channel ishte në Qendrën Kombëtare të Azilkërkuesve në Babrru të kryeqytetit, ku mori kontakt të drejtpërdrejtë me pjesëtarë të këtij komuniteti.

Sharjar Qiomanish është një inxhinier kompjuterash që ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtu në kamp kalojmë shumë mirë. Stafi është i mrekullueshëm. Ne iranianët jemi një popull që e duam demokracinë dhe Shqipëria për ne është një vend i tillë. Kur të çlirohet Irani, unë dua të kthehem atje, por edhe këtu më pelqen shumë. Falenderojmë qeverinë, por edhe popullin shqiptar që na hapi dyert”, shprehet Qiomanish.

Biseda me një grua muxhahedine, me profesion mësuese anglishteje, bëhet edhe më e vështirë kur ajo rrëfen masakrat që ka parë nga afër.

“Shumë ekzekutime do të mbeten gjatë në memorien time. Ndaj kam një falenderim të veçantë për qeverinë dhe popullin shqiptar. Unë këtu kam ardhur vetëm pasi babai dhe nëna më kanë vdekur, ndërsa vëllai është në Iran. Kur të çlirohet vendi ynë, ne do të ftojmë qeverinë shqiptare, por edhe popullin shqiptar të vijnë të vizitojnë edhe ata vendin tonë”, thotë Sahara Bayat.

Në pritje të procedurave të statusit të azilantit, muxhahedinët qëndrojnë për disa muaj në kamp dhe më pas strehoen në banesa në periferi të Tiranës, të përcaktuara nga qeveria dhe organizatat në mbrojtje të tyre. Në bazë të marrëveshjes me SHBA-të, në javët në vijim në Shqipëri pritet të mbërrijnë edhe disa qindra muxhahedinë të tjerë.

Ata janë tashmë në procesin e integrimit në shoqërinë tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz