back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportDy klube gjermane pas Gjimshitit

Dy klube gjermane pas Gjimshitit

Të ngjajshme

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...
Portali “Gianlucadimarzio.com” zbulon se Fraiburgu dhe Kaizerslautern në “Bundesligë” dhe në “Zweite Liga” kërkojnë ta kenë pranë tyre. Ndërsa Atalanta duket e vendosur për të gjetur një marrëveshje.

Më herët, gazeta më e madhe sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, ka thënë se mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serinë B.

Aktivizimi në Serinë B ndoshta nuk do të ishte shumë i preferuar nga futbollisti, por aty ai do të kishte një vend titullari të sigurt, që do t’i jepte mundësinë të qëndronte në formë të mirë sportive dhe do t’i shtonte shanset e aktivizimit si titullar në kombëtaren shqiptare.

Ndërkohë “Corriere dello Sport” këmbëngul që Berat Gjimshiti do të kalojë në një tjetër skuadër të Serisë A, atë të Krotones, në formë huazimi për këtë sezon. Skuadra e ngjitur këtë vit në elitën italiane, është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe shqiptari i Atalantës konsiderohet si një mundësi shumë e mirë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz