“UEFA MAFIA”, shkruhej në koreografinë e tifozëve serbë, të cilët kanë formuar edhe flamurin e Serbisë dhe në mes të tij kanë vendosur hartën e Kosovës.
Koreografi të tilla ofenduese për UEFA-në tifozët serbë të Crvena Zvezdas kanë bërë në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Europa League.
UEFA ka paralajmëruar Crvena Zvezdan për dënimet që mund t’i shqiptohen, dhe pas kësaj të sotshmes, nuk do të ketë falje për skuadrën serbe.
