back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovë në aksion për arrestimin e fajdexhinjve në rajonin e...

Policia e Kosovë në aksion për arrestimin e fajdexhinjve në rajonin e Pejës

Të ngjajshme

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në fajde në Pejë dhe Deçan, raporton portali Koha.net.

150 policë të njësitit special janë përfshirë në aksion gjatë të cilit janë gjetur para, kallashnikovë, pistoleta dhe municion.

“Policia e Kosovës sot ka ndërmarr një operacion policor në rajonin e Dukagjinit, në funksion te luftimit të dukurive negative dhe veprave penale, që ndërlidhen me fajdet. Operacioni policor përfshinë kontrollimin e 12 lokacioneve të 10 personave të dyshuar”, ka thënë për portalin Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Deri në këto qaste janë arrestuar 7 persona, përderisa 3 të tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim nga Policia. Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme si para dhe dokumente të ndryshme që mund te përdoren për procedim të mëtejmë ligjor”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz