back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeParalajmëron Sindikata: Viti shkollor mund të fillojë me grevë

Paralajmëron Sindikata: Viti shkollor mund të fillojë me grevë

Të ngjajshme

Ylli i Arsenalit mund t’i humbasë edhe disa ndeshje shkaku i lëndimit

Arsenali ka zhvilluar një sezon shumë të mirë deri...

Ribery përfshihet në dosjet e Epstein: Akuza të rënda për sulm dhe përfshirje në prostitucion

Emri i ish-futbollistit francez 42-vjeçar Franck Ribéry shfaqet në...

Roma i kthehet fitores, mposht Cagliarin

Roma ka arritur të fitojë sonte në “Olimpico”. Ata mposhtën...

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje qeverisë mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se përndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm..

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Jasharaj ka kërkuar të miratohet në kuvend projektligji për statusin e mësimdhënësve për vitet 89-99. Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind të vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. “Qeveria, si duket, po heziton ta nisë dialogun, e kjo është keq”, është shprehur ai.

Jasharaj ka thënë se duhet te ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënës sipas normës së inflacionit. Kryesindikalisti i arsimit ka kërkuar që institucionet të bëjnë më shumë për ta shtuar sigurinë në shkolla.

Të Fundit

Sport

ShowBiz