back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeVeseli: Riformatim i Qeverisë pas 1 shtatorit

Veseli: Riformatim i Qeverisë pas 1 shtatorit

Të ngjajshme

Certifikimi i rezultateve, këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar dje rezultatet e...

Kaltrina Selimi përlotet në një mbrëmje të komunitetit shqiptar në Kanada

Këngëtarja e mirënjohur Kaltrina Selimi është mjaftë aktive në...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës ka konfirmuar se pas 1 shtatorit do të ndodhë riformatimi i Qeverisë.

Ai tha se është i përkushtuar që ndryshimet të jenë substanciale dhe në të mirë të zhvillimit ekonomik.

“Qëndrimi është se nuk do të ketë vetëm riformatim në ndryshim të emrave apo zvogëlim të ministrive. Po do të ketë edhe riformatim të programit ku do të ketë një fokus të veçantë në ekonomi, në zhvillim, në mbështetje të gjithë punëtorëve të këtij vendi. Do të bëjmë reformë rrënjësore në heqjen e burokracisë”, tha Veseli në Klan Kosova.

Lideri i PDK-së ka folur edhe për hapjen e partisë që drejton.

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Partia Demokratike do të vazhdojë të hapet për kuadro të reja. Ne tashmë kemi dhënë dëshmitë. Unë kam premtuar që ditën e arë se do ti japë mbështetje të fuqishme grave në PDK dhe rinisë. Kjo do të ndodhë në të gjitha nivelet e qeverisjes së PDK”, tha Veseli./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz