BallinaLajme​MPJ: Nga sot nis ofrimi i shërbimeve konsullore në Bari të Italisë

​MPJ: Nga sot nis ofrimi i shërbimeve konsullore në Bari të Italisë

Të ngjajshme

Haxhiu shpall të mbyllur procesin për Kryeprokurorin: Kërkon konkurs të ri dhe paralajmëron refuzime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Ofertë e veçantë në ETC, duke sjellë për konsumatorët...

Haxhiu e vendos: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 7 qershor

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

KQZ diskuton me zyrtarët e Komisioneve Komunale për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv...

Shtetasit kosovarë që jetojnë në Itali, prej sot do t’u ofrohen shërbime konsullore për të gjithë qytetarët edhe në qytetin e Barit të Italisë, në ndërtesën ku ndodhet Konsullata e Shqipërisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, shërbimet ofrohen në bazë të marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë për të mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe konsullor.

“Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë. Posti Konsullor i Republikës së Kosovës do të jetë i vendosur pranë Konsullatës së Shqipërisë në Bari në adresën Corso Vittorio Emanuele 171.70122 Bari”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz