BallinaRegjionaleDrenasGanimete Musliu pjesëmarrëse në një debat në Drenas

Ganimete Musliu pjesëmarrëse në një debat në Drenas

Të ngjajshme

Martohen Diola Dosti e Erolld Belegu?

Diola Dosti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me...

Aksident trafiku në Suharekë, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, në...

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë...

Për nder të Ditës Botërore të Rinisë, Këshilli Veprimit Rinor Lokal – Drenas organizoi debat me këto tema:

1.Sa krijojnë kushte dhe hapësirë për aktivitete rinore institucionet në Drenas
2.Roli i të rinjve në jetën publike
3.Përfaqsimi/përfshirja e të rinjve në vendimmarrje

Patëm nderin që në panel të kemi deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu, ku deputetja e nderuar foli për përvojën dhe eksperiencën e saj ne fushën e rinisë. Ajo i ftoi të rinjtë të jenë me aktiv dhe i ofroi bashkëpunim për t’i rregulluar problemet e rinisë, thuhet në një njoftim të Këshillit Rinor Lokal të Drenasit, njofton Drenica Press.info

Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, ku edhe ai shprehi gatishmërinë të kontribuoj në zgjedhjen e problemeve të rinisë në Drenas.

Në takim pati shumë pyetje dhe kërkesat e të rinjve të Drenasit ishin për një Qendër Rinore, Hapësira ku mund t’i shfrytëzojnë të rinjtë aktivitetet, rregullimi i një mbikalimi ose nënkalimi tek hekurudha, zgjerimi i urës tek shkollat e mesme e cila cenon sigurinë e nxënësve etj. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz