BallinaLajmeNdihmë nga OSBE për zonat e prekura nga vërshimet

Ndihmë nga OSBE për zonat e prekura nga vërshimet

Të ngjajshme

Trump paralajmëroi uljen e trupave në Gjermani, deklarohet Merz

Presidenti amerikan Donald Trump, kërcënoi të zvogëlonte trupat amerikane...

Bajqinovci godet Osmanin: Ne jemi me qytetarin çdo ditë e jo si ata që shfaqen çdo 5 vite e kur ju duhen votat

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar ish-presidentes...

Ditë me angazhime për Edon Zhegrovën, gëzoi tifozët e Juventusit

Edon Zhegrova ishte i zënë së bashku me dy...

Sikur të jetë janar… bora mbulon një pjesë të Jezercit në Ferizaj

Këto dy ditë, në Kosovë temperaturat kanë rënë krahasuar...

Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zannier ka miratuar 20.000 euro donacion nga Fondi humanitar i organizatës për ndihmë urgjente të bashkësive më të prekura nga vërshimet në Shkup dhe Tetovë. Ndihma e përbërë prej veglave dhe materialeve, do të dorëzohet përmes misionit të OSBE në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Misioni deri më tani ka dhuruar gjeneratorë të rrymës dhe llamba dore dhe ka organizuar ekipe punuese të vullnetarëve nga personeli i tij për largimin e baltës dhe mbeturinave.

“Në këto moment të vështira, ne jemi pranë qytetarëve të këtij vendi dhe shpresojmë se përkrahja dhe solidariteti nga OSBE dhe bashkësia ndërkombëtare do të kontribuojë për kthim të shpejtë të kushteve normale për jetë në bashkësitë e prekura”, ka thënë ushtruesi i detyrës zëvendës shef i Misionit të OSBE në Shkup, Steven Davis.

Ai ka theksuar se misioni i OSBE në Shkup do të vazhdojë të punojë dhe të sigurojë përkrahje aty ku ka mundësi, duke bashkëpunuar me autoritete lokale, organizatat, bashkësitë e prekura dhe me partnerët e tyre ndërkombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz