back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeDushi: Vetëvendosje paraprin me dhunë, Qeveria ishte e gatshme për dialog

Dushi: Vetëvendosje paraprin me dhunë, Qeveria ishte e gatshme për dialog

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Florian Dushi, konsideron se Lëvizja Vetëvendosje po paraprinë me veprime të dhunshme në Kuvendin e Kosovës.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai u deklarua se Qeveria ishte gjithmonë e gatshme për dialog, por gjithnjë ka hasur në kundërshtimin e Opozitës.

“Qeveria ka qenë e gatshme për dialog, po opozita ka refuzuar. Lëvizja vetëvendosje paraprinë me veprime të dhunshme në Kuvendin e Kosovës. Ka ligje që e mbrojnë Kuvendin. Qe një vit s’ka mundur të përmbushë funksionet e veta kushtetuese”.

Ai i ka cilësuar si të “llahtarshme”, pamjet që ka marrë Kuvendi i Kosovës, pas përdorimit të gazit lotsjellës nga opozitarët.

“Kanë pasur skena të llahtarshme në Kuvendin e Kosovës, të cilat në asnjë formë nuk do të duhej të ndodhnin”, ka thënë Dushi.

Ai ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të ratifikohet nga deputetët e Kuvendit.

“Ky është momenti përfundimtar për t’i dhënë fund kësaj çështjeje në mënyrë që ekzekutivi kosovar të merret me punë të tjera, më të rëndësishme, për vendin”.

“Debati i fundit edhe konferenca që e dëgjuam pak ditë më parë u kanë dhënë fund të gjitha debateve dhe momenti është që çështja të procedohet”.

“Ajo çfarë është e dhimbshme për këtë periudhë janë format dhe metodat që kanë zgjedhur për ta kundërshtuar demarkacionin. Konsideroj që 1 shtatori do të jetë dita kur Kuvendi do t’i japë udhë kësaj çështjeje dhe Kosova do të çlirohet, kurse Qeveria e Kosovës do ta ketë rastin të merret me temat reale”, ka deklaruar Dushi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz