back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeRatifikimi i Demarkacionit: A do të ndërrojnë mendje deputetet që janë deklaruar...

Ratifikimi i Demarkacionit: A do të ndërrojnë mendje deputetet që janë deklaruar kundër

Të ngjajshme

Drita po kërkon të shkruaj historinë, formacionet zyratre ndaj Differdange

Skuadra e Dritës është një hap larg historisë, ku...

Egli po shkëlqen në fustan të zi, a është Gjesti ende aty?

Këngëtarja e njohur Egli Tako kohët e fundit dukshëm...

Barcelona përballet me PSG-në në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve

Një duel që shumëkush e kishte imagjinuar në finalen...

1 shtatori është caktuar të jetë data kur në Kuvendin e Kosovës, deputetet do të votojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. 3 javë para se deputetët ta thonë fjalën e tyre, për një nga kushtet e BE’së për liberalizim të vizave për kosovarët, partitë e koalicionit qeverisës në vend PDK-LDK nuk janë të sigurt nëse kanë arritur t’i sigurojnë numrat që kjo marrëveshje të ratifikohet. Disa nga deputetët e tyre tashmë e kanë bërë të qartë se s’do t’iu binden shefave. Koalicioni ka 84 deputetë ndërkohë që për ratifikim duhen 80 vota. Së paku 5 deputetë janë deklaruar kundër.

Ramush Haradinaj dhe AAK’ja e tij ishin të parët që ngritën zërin për ta kundërshtuar një marrëveshje, të cilën e kishte nënshkruar Hashim Thaci në cilësinë e Ministrit të Jashtëm Hashim Thaci  me homologun e tij malazez Igor Luksic.

Vija e re kufitare e përcaktuar nga komisionet të dy vendeve po hynte, pretendonte AAK’ja, brenda territorit të Kosovës, duke bërë kështu që vendi t’i humbë rreth 8 mijë hektarë tokë, shkruan Gazeta Express.

Këtyre pohimeve iu binden shumë shpejt edhe Vetëvendosja e Visar Ymeri dhe NISMA e Fatmir Limajt, për ta krijuar një bllok opozitar që s’e kurseu as dhunën brenda dhe jashtë institucioneve shtetërore për të penguar ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend.

Por, opozita, dhuna e gazi i tyre s’kanë qenë problemi i vetëm i atyre që nënshkruan këtë marrëveshje. Koalicioni PDK-LDK disa herë kanë pasur telashe me deputetët e vet, disa prej të cilëve kanë dalë haptas kundër kësaj marrëveshjeje – ani pse shefat e tyre Isa Mustafa e Kadri Veseli (dikur edhe Hashim Thaçi) me fanatizëm e mbronin marrëveshjen, duke siguruar se vendi nuk humb asnjë hektar tokë.

Kjo situatë po vazhdon ende ta vë në pikëpyetje nëse koalicioni i ka numrat për ta ratifikuar marrëveshjen me 1 shtator, datë kur kryesia ka vendosur që Demarkacioni të jetë në rendin e ditës.

Deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi – që javë më parë inicioi edhe një debat për Demarkacionin, por që nuk dha shumë rezultate – në ditën kur u vendos data e seancës në fjalë doli serish kundër qëndrimit zyrtar të partisë së tij, që të njëjtën ditë u tha se ‘unanimisht’ i dhanë mbështetje demarkacionit.

Për më tepër, Bulliqi prezantoi edhe disa harta në të cilat pretendon se vija e re kufitare e përcaktuar mes Kosovës dhe Malit të Zi ndryshon edhe hartën e të parës që është e vendosur edhe në flamur. Krejt kjo sipas tij në dëm të territorit të Kosovës.

I njëjti në një intervistë tha se data 1 shtator u vendos për demarkacion nga kryesia pasi PDK e LDK e dinë se nuk i kanë numrat për ta kaluar këtë çështje në kuvend.

“Ka telashe me mundësinë e sigurimit të votave nga të gjitha subjektet politike. Sa kemi pasur kontakt, ata kanë brengë dhe skepticizëm për këtë marrëveshje, pasi ka lëshime të ndryshme. Numër relativisht i madh i deputetëve kanë dilemat e tyre, pasi kanë pasur kohë mjaft për lexim dhe studim”, deklaroi Bulliqi, të mërkurën mbrëma.

Nëse për Bulliqin ka qenë hera e parë që si bindet partisë së tij, njëjtë nuk është për Nait Hasanin e PDK’së.

Deputeti më ‘i rebeluar’ i PDK’së, madje kishte deklaruar se edhe do të protestonte me opozitën sikur protestat e tyre të ishin paqësore.

Brenda PDK’së dyshime se Demarkacioni me Malin e Zi nuk është në rregull, në javët e fundit, ka shfaqur edhe nënkryetari i saj, Xhavit Haliti.

“Duhet të rishikohet mënyra se si janë shënuar kufijtë”, kishte deklaruar ai me një intervistë në Klan Kosova.

“Ka hapësirë për t’u diskutuar kjo çështje”, kishte thënë i njëjti, duke pohuar se “s’mund të jem më i mençur se njerëzit e atjeshëm që i kanë kullosat e tokat e tyre atje dhe i kanë prekur ato vende ku shtrihet kufiri”.

Por Haliti ku është pyetur për numrat në Kuvend për ta ratifikuar marrëveshjen kishte treguar se koalicioni  qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, edhe pse sipas tij nëse ndodh diçka e tillë mund të këtë pasoja të mëdha për vendin në raport me të huajt.

Madje edhe Adem Grabovci kishte deklaruar se kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashtë kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë Grabovci.

Se nuk do ta votojë Demarkacionin në këtë formë si është tani, ka treguar edhe Shaip Muja. Madje, Sipas tij, edhe në kohën e Titos kufiri ka qenë në Çakorr, ashtu siç edhe po thotë Opozita tani.

Nga ana tjetër, kryeministri Isa Mustafa që vetë e vendosi firmën e tij në Bruksel për këtë demarkacion – serish kundër i ka Vjosa Osmanin e Arben Gashin.

“Mendoj që ka qenë një gabim strategjik i Kosovës. Pala malazeze ka qenë e udhëhequr nga një gjeneral, kurse ne kemi pasur udhëheqës një gjeodet”, kishte kritikuar ai komisionin shtetëror.

“Hartat topografike nuk janë marrë parasysh, ngaqë është thënë që janë të pasakta. Komisioni ka vazhduar me kriterin kadastral, e po të shohim hartat topografike kufiri do të ishte aty ku po pretendon opozita”, ka deklaruar i njëjti, javën që shkoi por se për votën e tij përfundimtare ka thënë se merret vesh në seancën e votimit.

Ndërsa, kolegia e tij Vjosa Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që demarkacioni të rrezohet në Kuvend.

“Demarkacioni mundet dhe duhet të rrëzohet me votë”, ka thënë Osmani, të martën, duke u shprehur se ky përcaktim kufitar që po prezantohet para deputetëve nuk është në përputhje me Pakon e Ahtisaarit, siç trumbetohet vazhdimisht nga komisioni dhe nga Qeveria.

Në një vijë me Bulliqin, Gashin e Osmanin qëndron edhe Adem Salihaj, i cili tashmë ka konfirmuar se do të votojë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje që sipas tij është e gabuar.

“Duke u nisur nga argumentet që kanë sjellë edhe në tryezën e 3 gushtit, është parë se tashmë qeveria ka gabuar me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dhe unë nuk mund ta votojë një marrëveshje të tillë”, citon telegrafi të ketë thënë Salihaj.

Partia e këtyre të fundit, LDK’ja, i ka quajtur “zëdhënës të AAK’së” rebelet brenda saj, në veçanti ky emërtim i referohej Shpejtim Bulliqit

Dje gjatë ditës, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, është raportuar se seanca është shtyrë për muajin shtator me kërkesë të Ismet Beqirit, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së, i cili ka thënë se demarkacioni duhet të votohet pas vizitës së Joe Biden ndërkohë që është thënë po ashtu shtyrja ka ndodhur për faktin që LDK nuk i ka votat. Por, kjo është mohuar nga Beqiri. Ndërkohë, një nga zyrtarët e lartë të LDK’së Agim Veliu ka thënë se kjo parti do të bisedojë me deputetët e saj që janë shprehur kundër demarkacionit.

Koalicioni PDK-LDK –Lista Srpska dhe pakicat kanë 84 vota. Për  ratifikuar demarkacionin duhen 80 vota. Bazuar në deklarimet e deputetëve, koalicionit i mungojnë numrat – nëse deputetët nuk ndryshojnë mendje

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz