back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmePolicia shpërthen bombën te shtëpia e Murat Mehës

Policia shpërthen bombën te shtëpia e Murat Mehës

Të ngjajshme

Ter Stegen largohet nga Barcelona në afatin dimëror

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Ter Stegen është duke...

Në QNR rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Suedia ndihmon ushtarakisht Ukrainën, nënshkruhet marrëveshja

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se kontrata e bashkëpunimit...

Shtëpia e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin, Murat Mehës, është rrethuar me shirita të policisë pasi është dhënë alarmi për një mjet shpërthyes në mjediset e saj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke u marrë me këtë rast.

“Rreth orës 14, policia është njoftuar se ne terasën e një shtëpie në lagjen ‘Dardania’ ndodhet një mjet shpërthyes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Njoftimi për mjetin shpërthyes ka ardhur pak çaste para se Murat Meha të dalë para gazetarëve bashkë me kryeministrin Isa Mustafa për ta prezantuar marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Meha është duke qëndruar në konferencë pavarësisht gjendjes në shtëpinë e tij.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa e dënoi hedhjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e mehës duke e vlerësuar atë si “sulm”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz