BallinaLajmeKjo është arsyeja pse atletët në “Rio 2016” kanë pulla të kuqe...

Kjo është arsyeja pse atletët në “Rio 2016” kanë pulla të kuqe në shpinë (Foto)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Është zbuluar arsyeja pse atletët në “Rio 2016” kanë pulla të kuqe në shpinë, ku në mesin e të shumtëve ishte edhe fituesi i 19 medaljeve të arta olimpike – notarit amerikan, Michael Phelps

“The Independent” i ka kushtuar një artikull notarit amerikan, Michael Phelps, i cili u paraqit në ‘Rio 2016’ me rrathë të mëdhenj me ngjyrë të kuqe.

“The Independent” shkruan se ato formohen nga trajtimi i mjekësisë tradicionale kineze të njohur si “kupa të zjarrta” ose ndryshe vendosja e kupave të nxehta mbi lëkurë.

Më tej “The Independent” shkruan se atleti amerikanë nuk është i vetmit, apo i pari që aplikon këtë procedurë, në fakt janë disa sportistë që e aplikojnë këtë metodë gjatë këtyre Lojërave Olimpike, por të parët që e kanë “prezantuar”, natyrisht janë ata kinezë.

Praktikuesit e saj pretendojnë se i ndihmon për një seri problemesh, duke nisur që nga dhimbja e muskujve, problemet me lëkurën ku përfshihen aknet dhe ekzemat, çrregullimet me frymëmarrjen, ftohjen e zakonshme, por gjithashtu është përdorur edhe si një trajtim alternativ për kancerin.

Njollat e kuqe formohen pasi gjaku tërhiqet në sipërfaqe, si pasojë e krijimit të vakumit pas djegies së oksigjenit brenda kupës së “zjarrtë”.

Shenjat e tyre të kuqe që duken si shenja dhune, apo edhe thithje dashurie (varet nga këndvështrimi) duan deri në dy javë për t’u zhdukur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz