back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaRegjionaleDrenasDrenas, një lajm i mirë për banorët e fshatit Gllanasellë (FOTO)

Drenas, një lajm i mirë për banorët e fshatit Gllanasellë (FOTO)

Të ngjajshme

Një tjetër grabitje në muze të Francës, vjedhin 2,000 monedha ari dhe argjendi

Vetëm pak orë pas grabitjes spektakolare në Muzeun e...

Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli...

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Vetëm tri ditë kohë i kanë mbetur të mandatarit,...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, policia jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën...

Këto ditë banorët e fshatit Gllanasellë kanë marrë një lajm të mirë. Edhe pse ishte rregulluar kanalizimi për lagjen Berisha të fshatit Gllanasellë të Komunës së Drenasit është përmirësuar sërish ky projekt, kjo për faktin se punimet në rrjetin e kanalizimit ishin bërë të cilësisë së dobët, kështu që banorët i janë gëzuar këtij lajmi. Këtë lajm për qytetarët e Drenasit e jep vet asambleisti i kësaj komune Xhavit Drenori. Ai në një postim të tij në facebook bënë të qartë se kanë filluar punimet për përmirësimin e këtij rrjeti./drenicapress/

Ja postimi i plotë i Drenorit:

Të lumtur të pranojmë informacione që në fshatin Gllanasellë, konkretisht në lagjen Berisha, kanalizimi i ndërtuar dobët po përmirësohet.

Është kjo edhe një fitore e qytetarisë aktive dhe e mbështetur nga Komisioni për monitorimin e projekteve (në përbërje nga Anëtarë të Kuvendit Komunal).

Fotot e bashkangjituar më këtë postim pasqyrojnë rihapjen e kanalit dhe vendosjen e zhavorit si dhe përmirësimet në sigurim të gypit të kanalizimit edhe me gypa betoni edhe në përrockën që kalon në këtë lagje. (Fotot 1,2,3 dhe 4).

Në emër të Komisionit falenderojmë së pari qytetarët që besuan në Komsionin tonë, pastaj Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit dhe ekipën e tij si dhe Operatorin ekonomik që reflektuan për të përmirësuar punët në ndërtimin e kanalizimit në këtë lagje.

Dhashtë Zoti që të kënë kuptuar drejt edhe operatoret tjerë ekonomik dhe zyratrët komunal që mbikqyrin realizimin e këtyre projketve se gjërat kanë ndryshuar dhe nuk do mund të ndërtojnë më sipas tekeve dhe qefeve të tyre por konform paramsave të tenderit!

Komisioni pas vizitës me 31.07.2016 në Gllanasellë, mënjëherë të nesërmen më 01.08.2016 i pat dërguar një raport Drejtorisë përkatëse dhe jemi të lumtur që nga të gjitha palët kemi reflektim pozitiv. (Fotot 5 dhe 6).

Tash mbetën edhe disa shqetësime të disa shtëpive të lagjës Berisha për kyçje në këtë kanalizim, përmdryshe banorët i urojmë për projektin që po realizohet. (Ah, se po harrojë: ky projekt po realizohet nga taksat e tyre e jo nga mëshira e ndonjë zyrtari apo “muskul madhi”).

Përndryshe, Komisioni do jetë në teren me intensitet të shtuar, meqë tashmë nga zyra e Kryetarit edhe zyrtarisht Komisionit i ëshët lejuar të përdorë veturën zyrtare.

Anëtarët e Komisionit deri më tani thuajse në të gjitha rastet kanë lëvizuar nëpër teren me veturë private dhe pa asnjë mbulesë tjetër financiare, sado që rezultatet e Komisionit janë shumë të mira në funksion të përmirësimit të gjendjës gjatë realizimit të projekteve në teren.

Shihemi së shpejti edhe te Ju, vetëm vazhdoni të na njoftoni!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz