back to top
Tuesday, September 2, 2025
BallinaLajmeKadastra 58 përqind të kërkesave i merr në formë elektronike

Kadastra 58 përqind të kërkesave i merr në formë elektronike

Të ngjajshme

Qemajl Aliu e bën Shtimen me gjashtë çerdhe për fëmijë

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë...

Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi së fundi një...

Isni Kilaj mbetet në paraburgim – Apeli i Speciales ia rrëzon kërkesën

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës...

IKD: Presidentja të mos kërkojë nga VV mandatarin, por të dërgojë rastin në Kushtetuese

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim...

KRU “Prishtina” publikon orarin e autobotëve për furnizim me ujë për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar orarin e...

Përmes sportelit elektronik të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive në përfundim me korrikun e këtij viti janë shtruar 1.104.599 kërkesa. Gjatë muajit të kaluar Agjencia përmes rrugës elektronike ka marrë 43.150 nga gjithsej 73.837 kërkesat e shtruara apo 85 përqind, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përmes rrugës elektronike janë dorëzuar 38.517 nga gjithsej 83.937 kërkesat e shtruara, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Kjo formë tash i jep rezultatet, ndërsa kjo më së miri shihet në sportelet në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive. Sot kemi 58 përqind më pak qytetarë të cilët duhet të vijnë deri te sportelet tona që të dorëzojnë kërkesë me çfarë në mënyrë të konsiderueshme është ulur turma në Kadastër’, thotë drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpeski.

Tërpeski poashtu potencoi se Kadastra me përpjekjet për të pranuar sa më shumë lëndë nuk do të ndalet këtu.

Sportelin elektronik që Agjencia për Kadastër të Patundshmërive e lëshoi në përdorim në shkurt të vitit 2014, e shfrytëzojnë 711 shfrytëzues profesinal, gjegjësisht të gjitha firmat gjeodete, zyrat e noterëve, komunat, përmbaruesit, bankat, vlerësuesit, gjykatësit për falimentim, ministritë, agjencitë dhe drejtoritë. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz