BallinaSportKlopp: E ëndërroja një eksperiencë në Angli

Klopp: E ëndërroja një eksperiencë në Angli

Të ngjajshme

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

Jurgen Klopp ka rrëfyer për aventurën e tij më të fundit me Liverpoolin në Ligën Premier.

Trajneri gjerman, i cili u tregua shumë i suksesshëm te Dortmundi, tregon se ëndrra e tij gjithmonë ka qenë të drejtoj një skuadër angleze dhe tashmë po e shijon në maksimum këtë eksperiencë.

“Kur u bëra trajner, e kisha të qartë për mundësinë që të jep Anglia. Tani jam këtu dhe është një nder i madh për mua. Po e përjetoj në mënyrën më të mirë këtë eksperiencë”, ka deklaruar Klopp.

“Nuk jam tipi që e bëj gjithçka vetë, nuk kam qenë asnjëherë i tillë. E di shumë mirë se fytyra ime është ajo që shfaqet më shumë në televizion sepse lojtarët vrapojnë dhe stërviten. Kur kam nisur punën si trajner e bëja gjithçka vetë dhe ajo periudhë më ka shërbyer si një shkollë”.

“Tani punojmë të gjithë bashkë si një skuadër pasi unë jam shumë i uritur për të mësuar madje edhe nga ndihmësit e mi. Gjithsesi, mua nuk më pëlqen gjithë kjo vëmendje edhe pse e pranoj si pjesë të profesionit. Puna ime pikësëpari është që të vëzhgoj gjithçka sepse më duhet të jem në dijeni të çdo detaji”.

“E dua shumë këtë atmosferë. Na ndihmon shumë që të nxjerrim të gjithë në pah cilësitë më të mira. Mua më pëlqen t’u besoj njerëzve që më rrethojnë. Të gjithë duhet ta dinë kur ke probleme dhe të gjithë duhet të jemi pjesë e zgjidhjes së tyre”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz