BallinaLajmeSërish valvitet flamuri kombëtar mbi varrin e Jakup Ferrit

Sërish valvitet flamuri kombëtar mbi varrin e Jakup Ferrit

Të ngjajshme

Mourinhos i ofrohet kontrata e re nga Benfica

Rikthimi i Jose Mourinhos te Reali po afrohet gjithnjë...

Agim Ademi mbështet Aleksandër Çeferinin për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Albanians For America mirënjohje  DASH’it pas lajmit për lejimin e shitjes së armëve për Kosovën

Organizata “Albanians for America” ka shprehur mirënjohje për Departamentin...

Ferrajt që jetojnë në Kosovë, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme kanë përkujtuar veprimtarinë e Jakup Ferrit, duke vendosur mbi varrin e tij në Plavë, flamurin kombëtar.

Në Plavë kishin ardhur Ferrajt që sot jetojnë në Kosove si, akademik Rexhep Ferri, Prof.Dr. Naser Ferri, mr. Avdi Ferri dhe mr.Arben Ferri, që të gjithë me pjesëtaret e familjeve të tyre.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq dhe kryetari komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i degës së LD, dega Plavë Guci, Bujar Hasangjekaj, si dhe aktivistë dhe atdhetar të dalluar të çështjes kombëtare dhe një numër simbolik i qytetarëve.

Kjo ngjarje ishte hap i parë në procesin e përgatitjes së terrenit për vendosje e një monumenti dinjitoz në të ardhmen, ashtu siç e meriton ky atdhetar dhe hero, i cili ishte një ndër nismëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (lidhje kjo e cila për herë të parë pas Kuvendit të Lezhës i bashkoj shqiptarët e të gjitha trojeve etnike).

Plave Gucia dikur arënë luftërash për mbrojtjen e fatit të atdheut dhe vend krenarie kombëtare po tkurret gjithnjë e më shumë për shkak se qenia shqiptare ne 100 vjeteshin e fundit gjithnjë e më shumë po rrezikohet, kështu që nga 82% shqiptar sa ishin në vitin 1912, sot kanë mbetur vetëm 25%. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz