BallinaBotëClinton kalon Trump me 7 pikë

Clinton kalon Trump me 7 pikë

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Sipas një sondazhi të CBS-së kandidatja demokrate për presidencialet, Hillary Clinton, ka lënë prapa me 7 pikë rivalin republikan Donald Trump.

Kandidatja demokrate për presidencialet, Hillary Clinton, e shfrytëzoi në mënyrë të përkryer periudhën pas nominimit në konventën demokrate duke arritur të kryejë një kthesë në sondazhe dhe duke kaluar me shtatë pikë rivalin e saj republikan, Donald Trump, sipas një sondazhi të CBS-së të publikuar sot.

Në përfundim të konventës republikane, që u zhvillua menjëherë pas asaj demokrate, Trump dhe Clinton ishin shumë pranë në sondazhe, ku edhe miliarderi arriti të përfitojë sa më mirë nga mbulimi mediatik që konventat marrin dhe që përpiqen t’i nxjerrin kandidatët në formën e tyre më të mirë.

Sipas shifrave të publikuara të hënën, 46 për qind e personave të pyetur pohuan se do të votojnë për kandidaten demokrate kundrejt 39 për qind që preferojnë atë republikan gjatë presidencialeve të 8 nëntorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz