back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaBotëPse policia franceze po kërkon fshirjen e pamjeve të sulmit në Nisë?

Pse policia franceze po kërkon fshirjen e pamjeve të sulmit në Nisë?

Të ngjajshme

Autoritetet lokale në Nicë kanë refuzuar një kërkesë nga policia kundër terrorizmit  që të shkatërrohen pamjet e rënda që u bënë javën e  kaluar kur kamioni shkeli shumë njerëz përfshirë edhe fëmijë.

Siç shkruan BBC, zyra e Prokurorit në Paris tha se kjo kërkesë u bë për të shmangur  shpërndarjen e pakontrolluar  të imazheve, transmeton lajmi.net.

Por zyrtarët në Nice janë përgjigjur  duke parashtruar një dokument ligjor, dhe duke argumentuar se pamjet mund të përbëjnë dëshmi. Kjo është dëshmia e fundit e një mosmarrëveshje në rritje në mes të autoriteteve lokale dhe kombëtare në prag të sulmit.

Më shumë se 80 persona vdiqën kur një burrë tunizian me anë të një kamioni shkeli turmën e njerëzve që po e festonin ditën kombëtare të Francës më 14 korrik. Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz