back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaBotëTurqi: Shpallet gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj

Turqi: Shpallet gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj

Të ngjajshme

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Një i lënduar nga zjarri te “Viva Fresh Family”, në Prishtinë

Një person është lënduar, si pasojë e zjarrit që...

Nesër nis procesi gjyqësor për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin, si...

Presidenti Erdoan tha se qeveria mbështetur në rekomandimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në mbarë vendin.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se qeveria mbështetur në rekomandimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në mbarë vendin.

Erdoan publikoi vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe të Qeverisë, që u mbajtën të mërkurën njëra pas tjetrës.

Tentativa e Organizatës Terroriste Guleniste (FETO) në 15 korrik kishte dështuar falë qëndrimit të vendosur të tij dhe të qeverisë si dhe reagimit të popullit tentativa, u shpreh Erdoan.

“Unë mburrem me popullin tim. Një tentativë për grusht shteti është mposhtur me mençurinë, shkathtësinë dhe vendosmërinë e vet popullit. Ndërkohë kanë humbur jetën 246 njerëz të pafajshëm dhe janë plagosur 1536 nga qytetarët tanë të pafajshëm. Ndjehem krenar me forcat tona heroike të sigurisë”, vijoi ai.

Presidenti tha se qëllimi kryesor i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria nuk është të ndërpresë demokracinë, përkundrazi është forcimi i saj dhe sigurimi i marrjes së masave të duhura kundër kërcënimit të terrorit.

Ata që nuk kanë ngritur zërin ndaj vendeve që e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kushte të pakrahasueshme me kërcënimin që përjeton Turqia nuk mund ta kritikojnë kurrën e kurrës këtë vendim të qeverisë, cilësoi Erdoan.

Stabiliteti ekonomik do të vazhdojnë në të gjithë vendin,- vijoi Presidenti,- duke kritikuar ashpër agjencinë e vlerësimit të kredive S&P, e cila ka ulur notën dhe perspektivën e Turqisë.

“Ti shiko punën tënde. Çfarë lidhje ke ti me ne. Këta momente të tilla presin. Mund të shikoni që të fusin në treg edhe viruse. Vetëm se stimulimet dhe reformat në Turqi do të vazhdojnë pa ndërprerje”, theksoi Erdoan.

Presidenti kërkoi nga qytetarët që të jenë të bindur se nuk do të ketë asnjë lëshim për sa i takon demokracisë duke bërë të ditur se edhe Forcat e Armatosura të Turqisë veprojnë së bashku dhe në koordinim me qeverinë.

Mos të keni asnjë shqetësim. Turqia e kapërceu këtë të papritur”, përfundoi Erdoan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz