BallinaLajmePërgjaken rrugët e Kosovës, tre të vdekur në 24 orëshin e fundit

Përgjaken rrugët e Kosovës, tre të vdekur në 24 orëshin e fundit

Të ngjajshme

Martohen Diola Dosti e Erolld Belegu?

Diola Dosti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me...

Aksident trafiku në Suharekë, rrotullohet vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Suharekë, në...

Izraeli miraton 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë...

Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinisë

Nga 1 prilli, qiramarrësit e lokaleve në Pallatin e...

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugët e Kosovës, vetëm në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur tre aksidente të cilat kanë përfunduar me fatalitet.

Në Lipjan, dje në orët e hershme të mëngjesit (03:20), një mashkull, gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij është vet-aksidentuar dhe si pasojë ngasësi ka ndërruar jetë, ndërsa një pasagjere ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Po ashtu, në Drenas rreth orës 02:10, një mashkull, gjersa ishte duke drejtuar veturën, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.

“Si pasojë ngasësi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Gjatë trajtimit mjekësor, një pasagjer mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Ndërkaq, në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, dje në orët e pasdites (17:13), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me ngasës meshkuj me ç’rast nga veturat e aksidentuara është goditur edhe një këmbësor mashkull, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njeri nga ngasësit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz