back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane takon ambasadoren franceze, Maryse Daviet

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane takon ambasadoren franceze, Maryse Daviet

Të ngjajshme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Kryetarja Emini falënderoi ambasadoren Daviet për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Njomza Emini, priti sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve dhe agjendën evropiane të Kosovës.

Duke i uruar kryetares Emini suksese në drejtimin e Komisionit, ambasadorja Daviet konfirmoi mbështetjen e shtetit francez për Kosovën edhe në të ardhmen, si ne aspekte zhvillimore, ashtu edhe në agjendën euro-atlantike të vendit tonë.

Kryetarja e komisionit, Njomza Emini, ndërkaq, e njohu diplomaten franceze me punën dhe angazhimet e komisionit që ajo drejton, si dhe me sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova në procesin e integrimit evropian të saj.

Ajo falënderoi shtetin mik të Francës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të Fundit

Sport

ShowBiz