back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeGjuriq në Drenicë, përcillet nga Policia e Kosovës

Gjuriq në Drenicë, përcillet nga Policia e Kosovës

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vizitojë sot Drenicën ku edhe do të ndalojë në Manastirin e Deviçit në Llaushë të Skenderajt.

Indeksonline mëson se Ministria e Punëve të Jashtme ia ka lejuar atij qëndrimin për dy ditë në Kosovë, respektivisht nga 12 dhe 13 korriku.

Gjuriq i cili do ta vizitojë fshatin Bajë të Skenderaj, ku është e instaluar komuna paralele e Skenderajt, Serbica, do të ketë edhe përcjelljen e forcave të sigurisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për “Indeksonline” se policia do të  përkujdeset për sigurinë e delegacionit nga Serbia.

“Çdo delegacioni apo personalitet të cilit i lejohet hyrja në Republikën e Kosovës nga institucionet vendore Policia e Kosovës, varësisht prej nivelit të delegacionit apo personalitetit, bën përcjelljen e tyre konform vizitës dhe lejes së dhënë nga Ministria e kompetente e RKS-së”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz