back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeInteresim i madh për t’u regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Interesim i madh për t’u regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...

Që nga dje kur edhe ka filluar aplikimi i maturantëve për t’u regjistruar në Universitetin “Kadri Zeka”, për vitin akademik 2016/2017, vërehet interesim mjaft i madh në të gjitha fakultetet, ku deri sot numri i aplikantëve ka arritur në 1020.

Lidhur me numrin e maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet në Universitetin “Kadri Zeka”, Refik Ibrahimi, zyrtar kryesor për pranimin e dokumenteve, ka thënë se ky interesim është i mirëseardhur, sepse Universiteti “Kadri Zeka” është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet.

Ibrahimi ka thënë se gjithashtu jemi të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi dhe do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur për këtë vit akademik.

“Në Universitetin ‘Kadri Zeka’ në Gjilan paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 11.07.2016 deri më 18.07.2016 (Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe të shtunave). Provim pranues do të ketë në të gjitha njësitë akademike (fakultete), kurse shpallja e listave të kandidatëve për provim, salla dhe ora e mbajtjes se provimit pranues do të publikohen më 20.07.2016, në ueb faqen e Universitetit ëëë.uni-gjilan.net . Ndërkaq provimi pranues do të mbahet më 21.07.2016, kurse shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet më 26.07.2016”, thuhet në një komunikatë të këtij universiteti.

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2016-2017 të studimeve themelore – bachelor, do të regjistrojë 1504 studentë.

- Advertisement -

Të Fundit