back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeThaçi ngushëllon homologun turk, Recep Taip Erdogan

Thaçi ngushëllon homologun turk, Recep Taip Erdogan

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas sulmeve të mbrëmshme në aeroportin “Ataturk” në Stamboll i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Në këtë telegram ngushëllimi të presidentit Thaçi thuhet se sulmet terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë të papranueshme dhe thellësisht të dënueshme.

“Asgjë nuk mund të arsyetojë përdorimin e dhunës dhe marrjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm”, shkruan presidenti Thaçi, duke u shprehur thellësisht i tronditur nga dhimbja e shkaktuar, nga shkatërrimi dhe nga terrori i përhapur.

“I shprehi ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, Presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan, Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe tërë popullit mik të Turqisë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi.

- Advertisement -

Të Fundit