BallinaSportAjeti flet rreth zëvendësimit, a kërkoi ai të zëvendësohej ndaj Francës?

Ajeti flet rreth zëvendësimit, a kërkoi ai të zëvendësohej ndaj Francës?

Të ngjajshme

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

Dardan Beqiri zgjedhet kryetar i Bordit të RTK-së

Dardan Beqiri, është zgjedhur kryetari i Bordit të Radio...

Trump: Nuk mund të lejojmë Irani të ketë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur në një...

Arlind Ajeti ka folur rreth zëvendësimit shumë të përfolur në ndeshjen me Francën.

Në një intervistë të tij për emisionin ‘Minutat e Evropianit’ në Klan Kosova, mbrojtësi i kombëtares që ka fituar simpatinë e të gjithëve, Arlind Ajeti ka deklaruar që trajneri De Biasi e ka zëvendësuar pa dëshirën e tij, pasi ai nuk ishte i lënduar.

“Trajneri më pyeti se a mund të luaj tutje, ndërsa unë ju përgjigja që mund t’i luaj pa probleme edhe këta minuta që kanë mbetur”, deklaroi fillimisht Ajeti në intervistën e tij në Klan Kosova.

“Është trajneri që vendosi dhe ndërrimi me Veselin ishte vendim i tij”

Por, ky zëvendësim nuk ka luajtur rol në raportet e Ajetit me trajnerit italian dhe shokët e skuadrës.

“Megjithatë, kam raporte shumë të mira me trajnerin dhe me gjithë ekipin. Ndoshta trajneri më keqkuptoi kur më pyeti a mund të luaja ende”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares.

Pas zëvendësimit të Ajetit në ndeshje me Francës, kombëtarja e Shqipërisë pranoi dy gola të shpejt në minutat e fundit, gola që luajtën shumë rol në mos kualifikimin e Shqipërisë në 1\8-tën, pasi me një pikë të mundshme nga ky takim kualifikimi do të ishte i sigurt. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz