back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeKosova humb një nga mbështetësit kryesorë në BE

Kosova humb një nga mbështetësit kryesorë në BE

Të ngjajshme

Ishte duke notuar në det, ndërron jetë një pushues në Shqipëri

Një pushues ka ndërruar jetë në plazhin e Divjakës...

Kurti nuk përgjigjet nëse do të respektojë vendimin e Kushtetueses: Kam takim tjetër

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjigjur pyetjeve...

Bajraktari: Dorëheqja apo shkarkimi i një gjyqtari aktualisht e paralizon Gjykatën Kushtetuese

Avokati, Ardian Bajraktari,  i ka quajtur të papranueshme kritikat...

OVL UÇK viziton Ambasadën e Turqisë në Kosovë, kërkon mbështetje për drejtësi në Gjykatën Speciale

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Në Kosovë është pritur me drojë përcaktimi i një prej shteteve më mbështetëse të saj, Britanisë së Madhe, për ta braktisur Bashkimin Evropian.

Pasojat e këtij zhvillimi druhet se do të vërehen në procesin eurointegrues të të gjithë rajonit, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova është e fundit në Ballkanin Perëndimor, për kah procesi i integrimit. Ndryshe nga shtetet tjera të rajonit, atë nuk e kanë njohur edhe pesë vende anëtare të unionit.

Megjithëkëtë, proceset e deritashme janë shtyrë përpara falë vendeve që kanë fuqi më të madhe në BE, sikur Gjermania e Britania e Madhe.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian, e ka kualifikuar si jo të mirë lajmin për këtë shkurorëzim të Britanisë së Madhe. E ka cilësuar këtë moment si më sfiduesin dhe më të vështirin për unionin, që nga themelimi i tij. Por, ka folur edhe për efektet që kjo ngjarje ka në Kosovë.

Në të njëjtën linjë i ka shprehur pikëpamjet e tij edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grajçevci.

Edhe në Komisionin parlamentar për punë të jashtme kanë thënë të jetë e kuptueshme që pasojat e Brexitit do të prekin edhe Kosovën e edhe rajonin.

- Advertisement -

Të Fundit