BallinaSportJa matematika që kualifikon Shqipërinë në fazën tjetër

Ja matematika që kualifikon Shqipërinë në fazën tjetër

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës...

Pas humbjeve nga Zvicra dhe Franca, shanset për kualifikim të Shqipërisë më tutje janë të vogla, por matematika na lë ende në lojë.

Me dy humbje në dy ndeshjet e para në Euro 2016, kombëtarja shqiptare ka shanse të pakta për të vazhduar aventurën në Kampionatin Evropian, por kuqezinjtë kanë ende shpresë për të realizuar një tjetër mrekulli dhe të kualifikohet mes të tretave më të mira pasi matematika nuk na ka ende nxjerrë nga gara .

Në rast të fitores me Rumaninë, Shqipëria do ta mbyllte grupin në vendin e tretë, pavarësisht rezultatit në sfidën tjetër të grupit në mes Zvicrës dhe Francës. Por, për të shpresuar që të jetë mes të tretave më të mira të turneut, Kombëtarja jonë duhet të fitojë me sa më tepër gola diferencë që të jetë e mundur përballë rumunëve, pasi gol-dallimi i Shqipërisë momentalisht është -3, pas humbjeve ndaj zviceranëve dhe francezëve.

Në këtë Evropian, ku pritet që një pjesë e madhe e skuadrave të grumbullojnë të paktën 3 pikë, është pikërisht diferenca e golave ajo që do të vendosë për ekipet që do të plotësojnë fazën e 1/8-ave.

Sipas përllogaritjeve, duke fituar me dy gola diferencë përballë Rumanisë, Shqipëria do të kishte 47 për qind shanse që të vazhdonte më tej. Në anën tjetër, edhe Rumanisë i nevojitet me patjetër fitore, sepse vetëm barazimi nuk mjafton. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz