back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeKëta janë mësimdhënësit që keqpërdoren testin e maturës (emrat)

Këta janë mësimdhënësit që keqpërdoren testin e maturës (emrat)

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...
KShM njofton se një numër tjetër i maturantëve tashmë të identifikuar, kanë abuzuar me rregullat e testimit duke komunikuar në rrjetet sociale me individë dhe grupe të caktuara me qëllim kopjimi. Pas identifikimit të tyre janë mësuar emrat, adresat dhe qendrat e tyre si dhe emrat e administruesve dhe klasat ku kanë administruar ata.

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i ka identifikuar një numër të maturantëve që kanë shkelur rregullat e Provimit të Maturës Shtetërore, duke përdorur telefona celularë, apo mënyra tjera kopjimi dhe ka marrë masa ndaj tyre.

KShM njofton se një numër tjetër i maturantëve tashmë të identifikuar, kanë abuzuar me rregullat e testimit duke komunikuar në rrjetet sociale me individë dhe grupe të caktuara me qëllim kopjimi. Pas identifikimit të tyre janë mësuar emrat, adresat dhe qendrat e tyre si dhe emrat e administruesve dhe klasat ku kanë administruar ata.

Të gjithë maturantëve që i kanë shkelur rregullat e Testit të Maturës, për një vit u ndalohet hyrja në testin e maturës, kurse ndaj administruesve që nuk i kanë zbatuar rregullat apo shkelur ato, është iniciuar procedurë disiplinore siç e përcakton Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore.

Komisioni i Maturës Shtetërore është i përkushtuar për zbatimin e plotë të rregullave të administrimit të Provimit të Maturës Shtetërore, ndërsa po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës, e cila po i zhvillon procedurat hetimore ndaj të gjithë atyre që kanë abuzuar me këtë proces me qëllim të përfitimit dhe komprometimit të tij.

Deri tani janë iniciuar procedura disiplinore ndaj këtyre administruesve:

  1. Rifat Demaku – mësimdhënës nga Drenasi (administrues në Malishevë)
  2. Fixhrije Salihu – mësimdhënëse nga Prishtina (administruese në Pejë)
  3. Xhemajl Behluli – mësimdhënës nga Gjilani (administrues në Lipjan)
  4. Idriz Ugraj – mësimdhënës nga Suhareka (administrues në Viti)
  5. Adil Krasniqi – mësimdhënës nga Prishtina (administrues në Fushë Kosovë)
  6. Arta Sadiku – mësimdhënëse nga Podujeva (administruese në Mitrovicë)

Komisioni Disiplinor në MAShT është duke i analizuar dhe proceduar edhe rastet tjera të identifikuara. KShM zotohet se asnjë rast i shkeljeve të faktuara nuk do të mbetet i pandëshkuar siç e përcakton ligji.

KShM i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e pjesës së dytë të Maturës Shtetërore, e cila mbahet më 18 qershor 2016. Me këtë rast, Komisioni falënderon të gjithë akterët e përfshirë në proces dhe i fton ata që t’i përmbushin detyrat dhe obligimet ligjore.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz