BallinaLajmeKërkohet nga Qeveria ta ndal “Luginën e Diellit”

Kërkohet nga Qeveria ta ndal “Luginën e Diellit”

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Qeveria e Kosovës i ka të gjitha mekanizmat ligjore dhe logjistike për ta ndaluar ndërtimin e 300 shtëpive në veriun e Mitrovicës, por po i mungon guximi. Kështu konsiderojnë analistët dhe këshilltarët komunalë në Mitrovicë, të cilët kërkojnë që të ndalohet ndërtimi i “Luginës së Diellit”

Përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë, analistë dhe politologë kosovarë e konsiderojnë të pafuqishme Qeverinë e Kosovës për ta parandaluar ndërtimin e “Luginës së Diellit” në veriun e Kosovës. Ky projekt, më i madhi i Serbisë në Kosovën e pasluftës, parashikon ndërtimin e 300 shtëpive në një lokacion ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit për kthimin e 1500 serbëve nga Serbia. Për këtë projekt po kritikohen ashpër institucionet e Kosovës, të cilat i kanë mekanizmat e duhura për veprim, por u mungon guximi.

Ndërsa në anën tjetër, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se janë duke marrë të gjitha masat që ky projekt serb të mos realizohet pa bazë ligjore. Në anën tjetër, përfaqësuesit e serbëve në veri janë shprehur të bindur se këto shtëpi do të ndërtohen pavarësisht kërcënimeve që vijnë nga Prishtina.

Kryetari i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, institucion ky i krijuar nga Beogradi zyrtar, Ivan Todosijeviq, ka thënë për mediet lokale se “i mbetet Prishtinës që të tregojë vullnetin e mirë për të dhënë lejen e ndërtimit për shtëpitë, gur themeli i së cilave është vënë”. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz