BallinaSportVialli: Finalja e Euro 2016? Shqipëria kundër ...

Vialli: Finalja e Euro 2016? Shqipëria kundër …

Të ngjajshme

Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhjen...

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit” – Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Neuer pranë rinovimit me Bayern

Manuel Neuer nuk ka ndërmend të tërhiqet ende, pasi...

Gianluca Vialli beson se një ekip si Shqipëria mund të befasojë duke arritur deri në finalen e “Euro 2016”.

Ish sulmuesi i njohur italian beson se gara në Francë mund të sjellë një kampion të papritur, njësoj si triumfi i befasishëm i Leicester Cityt në Premierligë.

“Besoj se do të jetë viti i një skuadre më të vogël”, deklaroi Vialli për “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.

“Nuk do të isha i befasuar nëse një ekip më i vogël arrin të shkojë deri në fund, dhe nëse jo të fitojë në fund, atëherë të arrijë në finale”, shtoi ai.

Në mesin e skuadrave që mund të befasojnë në “Euro 2016”, Vialli ka përmend edhe Kombëtaren e Shqipërisë.

“E kam fjalën për Shqipërinë, e kam fjalën për Uellsin ose Republikën e Irlandës e Austrinë, një ekip i papritur që mund të shkojë larg”, përfundoi ai. Shqipëria gjendet në Grupin A ku për kundërshtar do të ketë nikoqirin Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz