BallinaLajmeVlorë, burri rrah ish-gruan në sy të fëmijëve dhe në mes të...

Vlorë, burri rrah ish-gruan në sy të fëmijëve dhe në mes të rrugës, arrestohet [video]

Të ngjajshme

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Avokati i spijunës serbe që u dënua me 6 vjet burgim: Do të luftojë deri në Gjykatën Kushtetuese

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj...

I suspenduar por gjithmonë prezent me stilin e tij: Kompany, ikonë brenda dhe jashtë fushës

Vincent Kompany vazhdon të konfirmohet si një figurë unike...

Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj...

Një video tronditëse vjen nga Vlora. Burri ushtron dhunë ndaj ish-gruas në prani të dy fëmijëve dhe kalimtarëve të shumtë. Ngjarja ka ndodhur sot në afërsi të tregut kryesor të qytetit, ndërsa pamjet vijnë të filmuara me një aparat celular.

Burri godet me shkelma gruan dhe dëgjohen ulërimat e gruas dhe të dy fëmijëve që janë të terrorizuar, raporton OraNews.

Nuk dihen shkaqet e dhunës se ushtruar, por në pamje shihen dhe njerëz që tentojnë të largojnë burrin.

Mësohet nga informacionet e siguruara nga policia e Vlorës së uniformat blu pas ngjarjes së rëndë kanë shoqëruar burrin që ka ushtruar dhunë.

Policia e Vlorës reagoi në lidhje me videon e publikuar, duke identifikuar autorin si dhe duke bërë shoqërimin dhe arrestimin e menjëhershëm të tij.

Në pranga përfundoi shtetasi Ilirjan Pajo, 44 vjeç, banues në lagjen “11 Janari” në Vlorë.

Arrestimi në flagrancë i tij erdhi pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

“Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të tij pasi ky shtetas, rreth orës 10:00, në tregun e madh në lagjen “28 Nëntori” pranë “Alfa Bank”, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike kundrejt ish-bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale M.C., 38 vjeç, banuese në lagjen “24 Maji” Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë në dalje të qytetit të Vlorës në vendin e quajtur “Pus-Mezini”, duke tentuar t’u largohej shërbimeve të policisë”, sqaron policia lokale.

Kujdes: Pamjet mund të jenë shqetësuese për individë të caktuar!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz