BallinaBotëPropozimi i Vjenës: Emigrantët t’i çojmë në ishuj

Propozimi i Vjenës: Emigrantët t’i çojmë në ishuj

Të ngjajshme

Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohet barazi reale

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra për Barazi...

Stërvitje ushtarake në Bjellorusi që përfshijnë edhe armë bërthamore ruse

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes deklaroi se stërvitja synon të...

Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje në Gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht hetues nga...

Vjena ngre tonet kundër emigrantëve. Ministri i Jashtëm, Sebastian Kurz, ka propozuar që emigrantët që vijnë drejt Europës, të bllokohen dhe të vendosen në ishuj.

“Nuk është rastësi fakti që SHBA-të i çojnë emigrantët në ishullin Ellis, para se të vendosin se kush mund të hyjë në vend”, ka thënë Kurz për gazetën “Die Press”.

“Kush mbërrin në Europë në mënyrë të paligjshme duhet t’i hiqet e drejta për të kërkuar azil. Shpëtimi në detet pranë Europës nuk mund të shërbejë si biletë për të hyrë në vendet e kontinentit të vjetër”, ka thënë Kurz.

Sipas tij, nëse emigrantët vendosen në pritje, në ishuj si Lesbosi, pa pasur mundësinë e dhënies së azilit, do të binden më lehtë për t’u kthyer mbrapsht se ata që kanë një apartament në qendër të Vjenës apo Berlinit.

Kurz sjell si shembull Australinë. “Në vitet 2012-1014, në Australi kanë mbërritur 40 mijë emigrantë dhe mbi 1 mijë janë mbytur në det teksa përpiqeshin të arrinin atje. Sistemi ynë po provokon mijëra të vdekur në Mesdhe, sepse emigrantët shpresojnë se do të priten”, thotë ai.

“Europa rrezikon të përçahet nëse disa politikanë duan t’i imponojnë asaj rregullat e veta, vetëm sepse ndihen moralisht më superiorë”, ka thënë Kurz.

(shekulli)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz