BallinaLajmeArrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje në Gjilan

Arrestohen gjashtë të dyshuar për vjedhje në Gjilan

Të ngjajshme

Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar të cilit...

Hamza në Fushë Kosovë: Të rinjtë po ikin nga mungesa e shpresës dhe krizave politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

LSDM: Qeveria po i ikën standardeve dhe reformave evropiane

Kanë mbetur edhe 12 ditë deri në afatin që...

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht hetues nga Njësiti i Hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, si rezultat i një hetimi disamujor dhe veprimeve intensive hetimore me qëllim të sigurimit të provave dhe dëshmive relevante, përfshirë edhe zbatimin e masave të fshehta teknike të hetimit, sot më 19.05.2026 kanë arritur që të identifikonin dhe arrestonin gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë zhvillimit të hetimeve janë siguruar prova që dyshohet se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë të paktën në një rast të veprës penale ‘’Vjedhje të rëndë’’, ndërsa ekzistojnë dyshime se ata janë të përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda për të cilat hetuesit policorë janë duke vazhduar punën intensive në sigurimin e provave dhe ndriçimin e plotë të rasteve.

Në kuadër të procedurave ligjore dhe me autorizim nga gjykata kompetente, janë realizuar kontrolle në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar dëshmi materiale, përfshirë edhe tri automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprave penale si dhe telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, gjersa me vendim të prokurorit të shtetit që të gjashtë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me këto rast janë duke vazhduar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz