back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeVala dhe TEB-i me marrëveshje për kryerjen e pagesave

Vala dhe TEB-i me marrëveshje për kryerjen e pagesave

Të ngjajshme

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Intervenojnë ekipet, në këto zona të Prishtinës do të ketë reduktime uji

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në...

Rozeta Hajdari i ikë drejtësisë, nuk paraqitet para Gjykatës

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari...

Konsumatorët e Valës që nga sot, përmes TEB Bankës do të mund, të kryejnë shërbimet online për pagesa përmes aplikacioneve të TEB-it duke shfrytëzuar internetin e 4G të operatorit mobil Vala.

Marrëveshja është vazhdimësi e bashkëpunimit e dy kompanive mjaftë të rëndësishme në ekonominë e vendit. Kështu tha kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa, pas nënshkrimit të marrëveshjes me drejtorin e TEB bankës Ayhan Albeyoglu.

Kjo ditë është e veçantë sidomos për këtë nisje të bashkëpunimit të ri, tha Albeyoglu, duke treguar se do të realizohet një kampanjë e re bashkë me Valën.
“Ashtu siç e dini, para një viti ne e kemi lansuar aplikacionin tonë mobil ‘TEB mobile’ dhe jo vetëm me iOS por po ashtu edhe në versionin Android, tashmë jemi duke i mbuluar të gjitha llojet e telefonave mobil. Ne do të donim t’i zgjeronim shërbimet tona në aplikacione telefonike, jo vetëm shërbimet bankare, por po ashtu e dimë se shërbimet e mëdha të komunikimit vijnë nga operatorët, që është gjëja më e rëndësishme natyrisht. Dhe me këto telefona çdo ditë po rritet përdorimi i internetit në shoqëri. Ne jemi shumë të lumtur që po kombinojmë shërbimet tona, natyrisht ne i sigurojmë shërbimet e Valës dhe ata po ashtu na i sigurojnë shërbimet neve. Ky është një bashkëpunim shumë i mirë. Dhe kjo është një faze e re e zgjerimit të bashkëpunimit tonë për të gjithë kosovarët që e përdorin Valën dhe shërbimet e saj për të komunikuar. Kështu që kjo kampanjë është shumë e mirë”, tha Albeyoglu .

Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i TK-së, Agron Mustafa, tha se kjo marrëveshje është vazhdim i bashkëpunimit me TEB bankën, dhe kjo paraqet një hap të rëndësishëm tutje.

“Marrëveshja e sotme ka për qëllim rritjen e shërbimeve dhe rritjen e disa produkteve të cilat klientët e përbashkët me rastin e marrjes së tyre do të kenë edhe disa bonuse të tjera shtesë. Në veçanti flasim për shërbimet e 4G, apo shërbimet e internetit të shpejtë të cilat shërbime po kërkohen dita ditës më shumë. Marrëveshja e sotme dëshmon se investimet e bëra në këtë fushë apo në teknologjinë e 4G në Telekomin e Kosovës, kanë qenë investime të qëlluara. Jo rastësisht tani jemi në zgjerimin apo zhvillimin e tyre, ku tentojmë që deri në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm të kemi mbulueshmëri prej 90 për qind të viseve të banuara të vendit tonë”, tha Mustafa.

Kjo është marrëveshja e dytë mes Vala dhe TEB . Marrëveshja e parë ishte arritur me qëllim që konsumatorët përmes TEB bankës mund të kryejnë pagesa online, pagesa përmes kartave të kreditit, blerjen e produkteve me kredi të PTK-së përmes StarCard.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz