back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajme“KICMOS” nesër më fushatën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

“KICMOS” nesër më fushatën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, ka bërë një njoftim për media duke bërë të ditur se nesër, që nga ora 10:30 deri 12:00, shënon Ditën ndërkombëtare të fëmijëve .

Në këtë njoftim thuhet se kjo ditë shënohet edhe në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që ka për qëllim sipas tyre, informimin e fëmijëve – nxënësve, mbi rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës.

Me këtë rast, lepuroshi dhe ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” , bashkërisht edhe me studentët dhe profesionistët e rinj të shkencave mjekësore, do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve me pastë, për fëmijët që lëvizin përgjatë sheshit “Zahir Pajaziti“, “Nënë Tereza” dhe “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në kuadër të aktiviteteve, do të këndohet kënga “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, do të ketë recitime të poezive për shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës, e po ashtu edhe vizatime të imazhit të projektit -LEPUROSHIT.

Po ashtu, disa nga ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, Lira Sejdiu, Edrin Gashi, Aida Hangjiu dhe Olisa Lipoveci, të cilët janë aktiv me projektet e tyre muzikore, për fëmijët e pranishëm, do të këndojnë live nga dy këngë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz