back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeAgjencia e Statistikave: Papunësia në Kosovë është 32.9 për qind

Agjencia e Statistikave: Papunësia në Kosovë është 32.9 për qind

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Në raportin e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë në Kosovë është 32.9 për qind. Sipas ASK dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune, ku në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare. Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, 37.6 për qind janë fuqi aktive.

Agjencia e Statistikave ka bërë me dije se  gjatë  vitit 2015, shkalla e papunësisë është 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit është 25.2 për qind

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 36.6 %, krahasuar me meshkujt, 31.8%”. Punësimi me i lartë është te meshkujt, 38.7%, ndërsa punësimi te femrat është 11.5%”.

“Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë, me rreth 40% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë, me rreth 40%”.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: prodhimi me 14.7%, tregtia me 14.4%, arsimi me 12.1% dhe ndërtimtaria me 9.5%.

Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 57.7%, ndërsa shkalla më e lartë e punësimit është te grupmoshat 35-44 vjeçare me 36.2%.

Sipas rezultateve të AFP-së 2015, fuqia joaktive është mjaft e lartë, me fokus të veçantë te femrat. Sa i përket të punësuarve me kontrata del se 28% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 72% kanë kontratë të përkohshme.

Anketa ka pasur shtrirje në 600 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4.800 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodes së rastit nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave /Gazeta Express/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz