back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturëMinistria e Kulturës ndau dhjetë bursa olimpike për vitin 2016

Ministria e Kulturës ndau dhjetë bursa olimpike për vitin 2016

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Duke u bazuar në Rregulloren Nr. 03/2013 për ndarjen e Bursave për Shpresat Olimpike dhe Paraolimpike, dhe pasi që Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka shqyrtuar të gjitha propozimet e federatave, si dhe bazuar në rezultate e sportistëve të Republikës së Kosovës të arritura gjatë vitit 2015 në vend dhe në arenën ndërkombëtare, janë përzgjedhur10 sportistët që do të përfitojnë Bursa për shpresat Olimpike të vitit 2016 në vlerë 150 eurosh në muaj për periudhën janar-dhjetor 2016.

Këto bursa i jep MKRS-ja dhe janë në funksion të ndihmës së vazhdueshme për sportistë tanë, sidomos tani para Lojërave Olimpike që mbahen sivjet në Brazil dhe ku Kosova do të përfaqësohet për herë të parë.

Me këtë rast ministri Shala u shpreh se kjo përkrahje për shpresat olimpike, është përkrahje për të ardhmen e sportit të Kosovës dhe për avancimin e mëtejmë të tij në arenën ndërkombëtare.

Sportistët që kanë përfituar sivjet janë: Distria Krasniqi (xhudo), Donjeta Sadiku (boks), Dardan Syla (mundje), Flaka Loxha (xhudo), Patriot Berami (boks), Valentin Sadiku (atletikë), Erudit Rysha (atletikë), Luan Haliti (çiklizmi), Blendon Luta (pingpong), Medina Surdulli (not, paraolimpike).

Të Fundit

Sport

ShowBiz