BallinaKulturëKërkohen masa shtesë për ruajtën e trashëgimisë kulturore

Kërkohen masa shtesë për ruajtën e trashëgimisë kulturore

Të ngjajshme

Rritet interesimi për dhurim të gjakut

Rezervat e gjakut mbeten jetike për trajtimin e shumë...

Kosova është zhytë në një primitivizëm të thellë politik

Shkruan: Ndue Ukaj Kosova është zhytë në një primitivizëm të...

Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Ferizaj dhe fshatrat përreth

Policia e Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës nëntor 2025-prill...

Sevilla në telashe, lot pas humbjes ndaj Osasunas

Skuadra e Sevillas ka pësuar humbje të rëndë ndaj...

Në ambientet e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur një takim pune ndërmjet ministrit Kujtim Shala, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, kryetarit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi dhe kryesuesit të Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, Qemajl Hasani.

Ky takim është thirrur me qëllim të identifikimit të sfidave dhe prioriteteve rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës, veçmas lidhur me Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe koordinimin e veprimeve për të ruajtur dhe menaxhuar këtë qendër.

Ministri Shala u shpreh se ky takim pune për trashëgiminë kulturore, më saktë rreth dëmtimeve që po bëhen, qoftë për shkak të pakujdesisë, qoftë për shkak të zbrazëtirave ligjore, është në funksion të mobilizimit të gjitha faktorëve të rëndësishëm për të krijuar masa dhe mekanizma shtesë rreth ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, veçmas në Qendrën Historike të Prizrenit.

Më tej ministri Shala u shpreh se trashëgimia kulturore është interes i vendit dhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, masa dhe mekanizma shtesë jo vetëm për Qendrën Historike të Prizrenit, por edhe për objektet tjera më rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kosovës nga dëmtimet dhe shkatërrimet.

Ndërsa ministri Ferid Agani shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me MKRS-në dhe organizmat tjera në funksion të krijimit të këtyre masave shtesë. Ai më tej shpjegoi punën që po bën kjo ministri nëpërmjet Task Forcës së saj për të identifikuar problemet me të cilat ballafaqohet kjo qendër.

Po ashtu, në këtë takim palët shtruan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore, atyre lokaleve dhe organeve të rendit e drejtësisë, si dhe shoqërisë civileve, në funksion të mbrojtës së trashëgimisë kulturore të Kosovës nga dëmtimet dhe shkatërrimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz