back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeKoalicioni në krizë

Koalicioni në krizë

Të ngjajshme

Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan,...

Rreth 90 zjarre të raportuara të shtunën, sot vetëm dy vatra aktive

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

Kur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë...

Probleme për Barcelonën, Lewandowski mungon në ndeshjet e para të sezonit

Barcelona është në ankth për gjendjen fizike të sulmuesit...

Një polic lëndohet në përpjekje për të shuar zjarrin në Kamenicë

Një polic është lënduar gjatë përpjekjes për të shuar...

Dështimi i seancave plenare për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, pavarësisht numrave që kanë në Kuvend, analistët po e shohin si pasojë e krizës me të cilën po përballet koalicioni qeverisës. Deputetë të pozitës thonë se ka edhe kolegë të tyre nga koalicioni që nuk dëshirojnë të shkojnë punët si duhet.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me vështirësi serioze në realizimin e punës së tij, jo vetëm për shkak të bojkotimit nga partitë opozitare, por edhe për shkak të mungesës së deputetëve në koalicionin qeverisës në seanca plenare.

Partnerët e koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po dështojnë që t’i mbajnë deputetët e tyre në seanca plenare dhe për këtë shkak po dështon miratimi i shumë ligjeve.

Derisa zyrtarët e lartë të institucioneve të vendit mohojnë që koalicioni është në krizë dhe siç thonë ata, është përgjegjësi individuale e deputetëve të jenë të pranishëm në seanca, analistët politikë e thonë të kundërtën. Analisti politik, Halil Matoshi, thotë për gazetën “Zëri” se dy partitë në Qeveri janë duke u përballur me një krizë, prandaj, siç thotë ai, vijnë këto mungesa të deputetëve në seanca plenare që e bëjnë Kuvendin të papërfillshëm. /zëri/

- Advertisement -

Të Fundit