BallinaLajmeDrejtori i KEDS-it përfundon në spital, dyshohet për ngacmim seksual

Drejtori i KEDS-it përfundon në spital, dyshohet për ngacmim seksual

Të ngjajshme

Raporti i PE-së: Mali i Zi, vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi...

Legjenda Schmeichel propozon transferimin e Granit Xhakës te Manchester Unitedi

Ish-portieri legjendar, Peter Schmeichel ka dhënë një mesazh të...

Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së

Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri...

Drejtori i rrjetit të KEDS-it Mehmet Koç mbrëmjen e së hënës është sulmuar me gurë, dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka kërkuar trajtim mjekësorë.

Gazeta Fjala merr vesh nga burime të afërta me rastin se ai dyshohet të jetë përfshirë në një ngacmim seksual për çka edhe ka ndodhur sulmi. E tërë ngjarja ka ndodhur para banesës së tij.

Rastin e kanë konfirmuar burime brenda policisë së Kosovës duke e bërë të ditur se viktima ka qenë drejtori i rrjetit të KEDS, Mehmet Koç.

Ndërkohë që në raportin e policisë së Kosovës për 24 orëshin e fundit thuhet  se viktima mashkull është sulmuar me gur mbrëmë rreth orës  18:30.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, shkruan në raportin e policisë.

Gazeta Fjala ka kontaktuar edhe më zyrtarin për informim të KEDS dhe është në pritje të një përgjigje nga ky institucion lidhur me rastin.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz